Dukagjini ka bërë një hap jashtëzakonisht të madh drejt finales së Kupës së Kosovës.
Klinasit triumfuan thellë në udhëtim ndaj Ballkanit me rezultat 0:3.
Qysh në minutën e tetë, Hekuran Berisha kaloi mysafirët në epërsi.
Në minutën e 37-të, Dukagjini e dyfishoi epërsinë nëpërmjet Mërgim Pefqelit që shënoi nga penalltia
E në minutën e pestë shtesë të ndeshjes, Dukagjini shënoi për 0:3 nëpërmjet Meris Maliqit.
Kësisoj, Dukagjini ka kryer më shumë se gjysmën e punës sot, teksa ndeshjen e kthimit do ta luajë para publikut të vet.






