Home Sport Dukagjini dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët

Dukagjini dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët

0
Dukagjini dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët

Dukagjini i Klinës ka marrë vetëm një pikë në përballjen me Feronikelin 74 në ndeshjen që u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Dukagjini dhe Feronikeli 74 barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll..

Feronikeli 74 në pjesën e parë u mendua se shënoi gol, por gjyqtari Bardh Ajeti u konsultua me sistemin VAR dhe u vendos se topi nuk e kishte kaluar vijën e portës.

Ndërkohë, golin e epërsisë, vendësit e shënuan pak para se skuadrat të shkonin në pushim. Iljasa Zulfiu shënoi për Dukagjinin në minutën e katërt të kohës shtesë në pjesën e parë, pas gjuajtjes me të djathtën nga afërsia.

Feronikeli 74 nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin. Florent Avdyli realizoi në minutën e 50-të të ndeshjes.

Dukagjini pas tetë xhirove ka tetë pikë dhe zë pozitën e gjashtë në tabelë. Derisa Feronikeli 74 ka një pikë më pak, në pozitën e tetë.

Exit mobile version