16.8 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Dukagjini barazon me Prishtinën

- Advertisement -

Dukagjini dhe Prishtina nuk kanë arritur më shumë se një barazim në ndeshjen që i takoi javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre për shënim, por rezultati mbeti i pandryshuar nga fillimi deri në fund.

Me këtë barazim, tani Prishtina ka 44 pikë në vendin e gjashtë, kurse Dukagjini mbetet i shtati me dy më pak.

Fitore sot shënoi Suhareka që në udhëtim triumfoi 1:3 ndaj Feronikelit 74.

Kjo fitore e ngrit në kuotën e 36 pikëve Suharekën në vendin e parafundit, katër larg Llapit që është në pozitën e barazhit, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet me 15 pikë në vendin e fundit.

Të ngjashme

Të fundit