5.3 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Duka i pranishëm në ceremoninë e “Laureatët e Vitit” të FFK-së: Kosova nën urdhërat e Fodës ka rezultate fantastike

- Advertisement -
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, Armando Duka, ka vlerësuar lart progresin dhe sukseset e futbollit të Kosovës gjatë fjalës së tij në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2025”, organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Duke e cilësuar këtë ngjarje si një mbrëmje të veçantë, Duka nënvizoi se futbolli dëshmohet më së miri në fushë dhe se ceremonia shërbeu si një moment reflektimi dhe feste për gjithë punën dhe sakrificat e bëra përgjatë vitit.

“Kjo është një mbrëmje unike për të festuar gjithçka që është bërë gjatë një viti në futboll. Futbolli flet në fushë, ndërsa djemtë dhe vajzat kanë sakrifikuar shumë për të arritur këto suksese,” u shpreh Duka.

Ai theksoi se zhvillimet e futbollit në Kosovë janë të mëdha dhe përfaqësojnë frytin e një pune të vazhdueshme ndër vite, duke shprehur njëkohësisht kënaqësinë për rezultatet e Kombëtares së Kosovës nën udhëheqjen e përzgjedhësit Franco Foda.

“Zhvillimet në futbollin e Kosovës janë të mëdha. Kosova, nën drejtimin e Franco Fodës, ka arritur rezultate fantastike, duke kënaqur tifozët kudo që jetojnë shqiptarët,” theksoi ai.

Në përmbyllje të fjalimit, Duka riafirmoi mbështetjen e tij të plotë për futbollin e Kosovës, si në rolin e presidentit të FSHF-së, ashtu edhe në funksionin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

“Ju garantoj mbështetje maksimale për futbollin e Kosovës, si nga Shqipëria, ashtu edhe në kuadër të institucioneve të UEFA-s,” përfundoi Duka.

Të ngjashme

Të fundit