Sot në Prishtinë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, një moment i rëndësishëm për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit kosovar.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, uroi Presidentin Agim Ademi për rizgjedhjen në krye të FFK-së, si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, duke vlerësuar procesin si riafirmim të stabilitetit institucional dhe vazhdimësisë së projekteve zhvillimore në futbollin e Kosovës.
Sipas Dukës, Kosova ka shënuar progres të dukshëm në të gjitha nivelet – nga infrastruktura dhe futbolli i bazës, te ekipet kombëtare dhe paraqitjet e klubeve në garat evropiane. Ai theksoi se bashkëpunimi me UEFA-n dhe investimet afatgjata po japin rezultate konkrete.
Në fund, Duka u uroi suksese të mëtejshme Federatës së Futbollit të Kosovës, ekipeve kombëtare, klubeve, lojtarëve dhe trajnerëve, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ecën përpara me vizion dhe qëndrueshmëri.
Postimi i plotë:
Sot në Prishtinë, në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, një moment i rëndësishëm për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit kosovar. 🇽🇰
Urime Presidentit Agim Ademi për rizgjedhjen në krye të FFK-së, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Ky proces riafirmon stabilitetin institucional dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të futbollit në Kosovë.
Kosova ka shënuar progres të dukshëm në të gjitha nivelet, nga infrastruktura dhe futbolli i bazës, te ekipet kombëtare dhe klubet në garat evropiane. Bashkëpunimi me UEFA-n dhe investimet afatgjata po japin rezultate konkrete për të tashmen dhe të ardhmen.
I uroj FFK-së, ekipeve kombëtare, klubeve, lojtarëve dhe trajnerëve suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre sportiv. 🏆⚽️
Futbolli në Kosovë po ecën përpara me vizion dhe qëndrueshmëri. 🤝






