23.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Duka: Besojmë që do të kalojmë grupin

- Advertisement -

Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë një nga grupet më të vështira.

Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë, shkruan lajmi.net.

Pas shortit ka folur presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, për Super Sport.

Cili është mendimi juaj i parë për këtë short?

Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Europian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund të nisesh nga shorti, por të jesh gati për të bërë më të mirën. Unë dua të falënderoj futbollistët, stafin, trajnerin Sylvinho dhe tifozët, që e sollën Shqipërinë në Europian. Ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për finalet e Europianit, ku do të provojmë të bëjmë më të mirën. I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, ndaj ne këtë do ta provojmë në Europian.

Donit Gjermaninë dhe Serbinë në grup…

Nuk kam kërkuar Serbinë, por nga vazoja e katërt mendoja se ata ishin një skuadër më e përshtatshme se Italia dhe Zvicra. E hapim Europianin me Italinë, ku shpresojmë të kemi djemtë në formë të mirë dhe të bëjmë më të mirën. Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin. Nuk e di kush nuk do të kualifikohet nga ato të treja.

Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit