7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

“Duhet të ulen e të merren vesh që të mos bëjnë koalicion me Kurtin – Abdixhiku po kalkulon në dy drejtimet”, Blerim Latifi për opozitën

- Advertisement -

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se për shkak të situatës me administratën Trump, askush në Kosovë nuk është entuziast për pozitën e kryeministrit.

Rrjedhimisht, thotë Latifi gati një muaj nga zgjedhjet parlamentare nuk ka asnjë lëvizje nga partitë politike për qeverisje – ka mungesë edhe diskutimesh.

Latifi thotë se një Qeveri e partive opozitare është i mundshëm, por thotë se këto parti duhet të kenë konsensus që asnjëra mos t’i bashkohet bashkëpunimit me Albin Kurtin.

Për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Latifi thotë se “deklaratat i ka abstrakte’, e jo pozicionim të qartë.

“Është e mundur një qeveri e partive opozitare, por duhet me fillu me vepru. Nëse ata janë të interesuar që mos ta lënë Kurti në pushtet, atëherë duhet të takohen që ta kenë një konsensus që asnjeri prej tyre mos të hyjë në koalicion me të. Duhet të ia pamundësojnë çdo lloj pazari që Kurti mundet me tërkeq ndonjë nga këto parti politike”.

“Deklarata e Lumir Abdixhikut është shumë abstrakte. Përderisa Abdixhiku nuk e përcakton pozicionin, atëherë njerëzit munden me mëndu që ky është duke kalkuluar me të dy palët”, ka thënë Latifi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit