16.5 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

“Duhet të merret në pyetje nga Prokuroria”, avokati Gashi për deklaratën e Duda Balje për “këmbimin e votës”

- Advertisement -

Avokati Tomë Gashi, ka komentuar ngërçin e Kuvendit e Kosovës, ku mënjëherë pas përfundimt edhe sot të Kuvendit deputetë janë deklaruar, ku ajo që mori vëmendjen ishte deklarata e deputetës Duda Balje.

Tutje për deklaratën e Baljes, Gashi është shprehur se është vetëm një spektalur i bërë nga deputetja.

“Kjo çka bëni ajo është spektakël që bëri aty sepse deklarata e saj kishte me qenë shumë serioze nëse kishum pasur prokuror seriozë me kësi deklarime që ajo të thotë diçka pa e thënë sepse nuk ka përmend emra që kinse e kanë telefonuar edhe nuk ka thënë që i njeh ata që thot dikun para disa vite ka konkuruar për post të profesoreshës e tash e ka thirr dikush që nuk e din i ka afru në atë punë edhe në këmbim”, është shprehur ai në Tëvë1.

Gashi poashtu ka theksuar se kjo situatë duhet të cilësohet si serioze dhe duhet të merret në pyetje nga Prokuroria

“Me pas Prokuror ma të fortë se këta që janë edhe i thojnë në cilësin e dëshmitarës nuk ka të drejt me rrejt edhe atëhere kjo do të kishte qenë problem ose për deputetë ose për LVV-në ose për Duda Balje. Mirëpo duke e pa jo seriozitetin e prokurorive tona që faktikisht situate të tilla edhe duke pa manipulime dhe duhet të dëshmoj për deklarime të rrejshme kjo situate kish me qenë shumë serioze”, është shprehur tutja Gashi.

Të ngjashme

Të fundit