4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Duhet më shumë punë”, Borrell shkruan në rrjete sociale pas përfundimit të takimit

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell, ka shkruar në Twitter pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell tregoi se të dyja palët janë pajtuar të vazhdojnë përpara me planin franko-gjerman. Spanjolli tha tutje se sot janë bërë disa përparime, por që duhet ende shumë punë.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai.

“Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë”, përfundoi Borrell.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit