1.6 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

“Duhet me qenë edhe i zoti i shtëpisë”, Abdixhiku kritikon projektbuxhetin: Katër ministri nuk kanë asnjë euro të paraparë

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar projektbuxhetin e viti 2026-të duke thënë se janë katër apo pesë ministri për të cilat nuk është paraparë buxheti, raporton Ekonomia Online.

Megjithëkëtë, ai ka kundërshtuar propozimin e GP të Vetëvendosjes për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

“Në mirëkuptimin e madh për rëndësinë e ligjit të buxhetit pajtohemi që është ligj i rëndësishëm, me siguri më i rëndësishmi që Qeveria mund ta ketë. Dhe sepse është i rëndësishëm, nuk mund ta pranojmë një fakt që brenda tri orësh ta trajtojmë një buxhet jetësor të Republikës së Kosovës. Nuk është serioze, ju lutem, e dini që nuk është serioze. Për aq kohë sa arritëm ta lexojmë, ky ligji i buxhetit që na keni sjellë nuk e reflekton as këtë qeveri këtu. A e dini që katër ministri ose pesë nuk kanë buxhet për vete? S’po flasim për ato zotimet e pardjeshme që do të bëhen ato e këto. Prandaj ju lutem të bëhemi më seriozë dhe në këta terma të seriozitetit të lartë merreni këtë dokument, jepni kohë tre-katër ditë deputetëve ta lexojnë, ta shohin, përshtateni me kabinetin tuaj fillimisht, përshtateni edhe me komunat e Kosovës”, tha ai në seancën e jashtëzakonshme.

Abixhiku madje ka thënë se për buxhetin në diskutim i pranishëm duhet të jetë edhe siç iu referua ai “zoti i shtëpisë”, që fjala ishte për kryeministrin Albin Kurti.

“Prishtina e ka të aprovuar buxhetin tash e sa javë e ju nuk e keni këtu. Më pas hajdeni në Kuvend dhe, sikurse çështjet e marrëveshjeve i diskutojmë, edhe të buxhetit, dhe padyshim është shumë e rëndësishme me qenë zoti i shtëpisë këtu, kryeministri i Kosovës. Nuk ka ligj më të rëndësishëm. Le të vijë ta prezantojë, ta debatojmë si deputetë të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Ai ironizoi pak edhe me disa ministra.

“katër ose pesë ministra ish dashtë e dalë me thanë më falni se ky  buxhet nuk bën sepse  nuk është paraparë buxhetin për ministrinë time, ku me shku në zyre një ministër kur se ka buxhetin”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit