23.8 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

“Duhet marrëveshje” – analistët thonë se s’ka më kohë për manovra në dialog

- Advertisement -

Mund të jetë njëri prej më të rëndësishmëve viteve të fundit. Takimi i nesërm në Bruksel, sipas analistëve, thuhet të jetë goxha me vlerë.

Kjo pasi, sipas tyre, pritet të sjellë një qartësi më të madhe rreth asaj se ku është dialogu dhe nëse fundi i tij do të thoshte marrëveshje njëherë e përgjithmonë.

Por, çka mund të kemi nesër nga takimi që fillon rreth orës 15:00?

Afrim Hoti, profesor universitar dhe njohës i zhvillimeve politike në vend ka thënë se në Bruksel, nesër palët do të afrohen edhe më shumë rreth propozimit dhe kështu më pas, me plot gojë t’i thonë po planit franko-gjerman, që tashmë njihet si evropian.

“Po bëhen përpjekje që të ofrohen palët në mënyrë që ato pa ndonjë hezitim të thonë “po””, deklaroi ai për RTK-në.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku ka shtuar se dita e hënë e 27 shkurtit, pritet të heqë amullinë e krijuar në vendin tonë ditëve të fundit.

“Për Bashkimin Evropian si lehtësues, por edhe për SHBA-në si faktor Kosova e as Serbia nuk kanë më hapësira manovruese brenda këtij viti dhe maksimalisht brenda këtij viti apo muaji, për të mos thënë brenda javësh do të konkretizohet e gjitha puna sa i përket planit franko-gjerman”, ka thënë ndër tjerash Maloku për transmetuesin publik.

Hoti dhe Maloku konsiderojnë se takimi i 27 shkurtit është momentum kur definohen zhvillimet dhe konkretizohen bisedimet mbi bazën e planit të propozuar evropian.

Letra

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Kryeministrit lëshoi një komunikatë ku tregonte se Kurtit i kishte ardhur një letër. Ishte një letër e shkruar së bashku nga tre liderët e tri shteteve më të forta të BE-së: Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Pra, bëhej fjalë për presidentin Macron, kancelarin Scholz dhe kryeministren Meloni.

Megjithëse në këtë letër thuhet “pa asnjë kusht”, duhet të kujtojmë se në seancën e 2 shkurtit, kryeministri Kurti kishte vendosur plot gjashtë kushte për ta konsideruar Asociacionin.

Në anën tjetër, Asociacionin Kurtit ia ka përmendur edhe nënsekretari amerikan Derek Chollet.

Në një postim në Twitter gjatë ditës së djeshme pas telefonatës që kishte pasur me Kurtin, ai u shpreh mbështetës për takimin derisa tregonte se “tash ishte koha për t’u diskutuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.

Chollet ia ka përmendur Asociacionin edhe presidentit serb Vuçiq gjatë një telefonate që e ka pasur gjatë ditës së sotme me të.

Të ngjashme

Të fundit