13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Dugolli u reagon deputetëve të LDK’së për çështjen e pasulit, thotë se ‘një kompani e afërt me ta” i kishte helmuar disa ushtarë të FSK-së

- Advertisement -

Enver Dugolli nga Vetëvendosje i ka reaguar deputetëve të LDK’së pasi e kritikuan ministrin Sveçla që tha mbrëmë se disa tenderë nuk i kanë bërë publikë që mos t’i tregohen Serbisë e Rusisë.

Deputetja Kica- Xhelili ironizoi me këtë deklaratë duke pyetur se “a gullashin dhe pasulin po e fshehin prej Rusisë”.

Dugolli e ka përmendur ushqimin në FSK dhe ka thënë se kur reagojnë për gullashin dhe pasulin e dikujt që e ka pasë monopolin në ushqim, sipas tij, kjo tregon për goditjen që ia ka bërë qeverisja aktjale një kompanie të afërt me LDK’në.

“Deputetë të LDK-së sikurse nja 2-3 portale kur flitet për çështjen e ushqimit të FSK-së flasin si me përbuzje duke përmendur ‘’gullashin’’ e ‘’pasulin’’, ama fakti që reagojnë për gullashin e pasulin e dikujt që për gjithë këto vite ka pasur monopolin në ushqim kjo tregon për goditjen që i ka bë qeverisja aktuale një kompanie të afërt pikërisht me këtë subjekt.”

Dugolli ka shkruar se deputetët e LDK’së bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme sigurie.

Ai tha se një kompani e afërt me LDK’në i kishte helmuar disa ushtarë të FSK’së.

“Për më shumë këta qëllimisht bëhen sikur nuk e kuptojnë që ushqimi në ushtri është çështje e ndjeshme dhe sigurie, dhe harrojnë sepse pikërisht kjo kompani (përveçse një varg parregullsish të evidentuara me vrejtje serioze) kishte helmuar kohë më parë me ushqim një numër ushtarësh.”

Dugolli në fund ka thënë se “në fytyrat e Hykmetes, Doarses e Rukiqit është e vërtetë që nuk shihet pasuli e gullashi sepse këta janë të një shtrese tjetër, por ama shihen qartë grupet e interesit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit