-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Dugolli thellohet në lavde për Kurtin: Në asnjë moment s’do ta dëmtojë interesin e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, deklaroi se kryeministri Kurti nuk ka ndryshuar qëndrime lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhe shprehet se habitet kur i dëgjon opozitarët duke e thënë se Asociacioni u bë.

“Ku u bë? Ku është ai asociacion? Nuk ka asociacion! Gjashtë kushte i ka prezantuar kryeministri në Parlamentin e Kosovës, gjashtë kushte mbi bazën e të cilëve ka thënë se do të diskutojmë që të bëhet, por që nuk do të ketë asociacion njëetnik, i cili i përngjan Republikës Sërpska”, deklaroi Dugolli për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Ai po ashtu shtoi e është e pakuptimtë që Serbia të kërkojë asociacione për serbet në Kosovë dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe se poenta edhe e Kurtit është që kur flitet për të drejtat e minoriteteve, atëherë të hapet ky kapitull, por Serbia duhet të na tregojë se në Serbi ka më shumë minoritete që jetojnë, madje me përqindje edhe më të larmishme.

Sipas Dugollit, kreu i ekzekutivit kosovar nuk e dëmton asnjëherë Kosovën.

“Nuk e di se cilat kushte nuk janë pranuar, por e di që kryeministri Kurti e ka obligim ligjor, kushtetues,  moral e njerëzor që të nxjerrë më të mirën e mundshme për shtetin e Kosovës, se këtë mandat e ka marr prej qytetarëve. Në asnjë moment nuk do ta dëmtojë interesin dhe shtetësinë e Kosovës sepse s’kemi marr besim që të zmbrapsemi e të mos i realizojmë synimet tona si shtet”.

“Kryeministrat e qeveritë shkojnë e vinë, e shteti do të mbetet për gjenerata, dhe s’jemi të interesuar që të lëmë sherre pastaj, siç ka ndodhur në Bosnje që sot e kësaj dite ata janë peng i disa vendimeve të ngutshme që janë marrë”, përfundoi deputeti Dugolli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit