8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dugolli rrëfen momentet rrëqethëse të ekzekutimit masiv të të burgosurve nga serbët në Dubravë

- Advertisement -

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka rrëfyer në emisionin Pressing në T7 për momentet e tmerrit që ka përjetuar aty së bashku me më shumë se 900 të burgosur politikë shqiptarë.

Ai tregon se ajo që ka përjetuar aty, është e barabartë me një “gjueti të njerëzve”.

“Më dukej si ëndërr e keqe. Aq shumë gjuanin me granata as më dukej se po bombardoheshim. Ashtu ka ndodh. Sikur në ato filmat që i shihni. Kanë mbetur shumë shokë të vrarë. U futëm brenda, ishte një bankinë e dheut. Filluan të gjuanin me gjitha llojet e armëve, mitralozë, kallashnikovë e të tjera. Në vrojtoren që ishte aty”, tha ai.

Ai tregon edhe ngjarjen se si ndiqeshin njerëzit e paarmatosur nga njerëz të maskuar.

“Një vrimë ka qenë që e ka shkaktu NATO—ja dhe aty e kanë futur mitralozin dhe kanë gjuajtur. Instikti për më shpëtu ka qenë ai që ka mbizotëruar. Aty ka mbetur një numër i madh i të vrarë ndërsa të plagosur ka pasur edhe më shumë. Kishim ikur. U futën të maskuar, sepse ashtu futeshin gjithmonë. I shihnin njerëzit ku fshiheshin, pasi ishin në cdo vend duke u munduar të mos shiheshin. Futeshin dhe i merrnin piketat dhe godisnin, më pas dilnin jashtë, e merrnin më shumë municion dhe ktheheshin. E tmerrshme. Ishte gjueti i njerëzve”, përfundoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit