Deputeti i VV-së, Enver Dugolliu, ka thënë se “propaganda serbe” se do të ketë katastrofë humanitare me ndalimin e dinarit në Kosovë ka dështuar, ndonëse sipas tij, me pompozitet ka bërë propaganduar.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të ndihmojë që të zbatohet pa probleme rregullorja e BQK-së që rregullon operacionet me para të gatshme, e, me të cilën ndalohet përdorimi i dinarit serb
“Kryeministri Kurti e ka thënë dhe vazhdon ta thotë se se krejt çka varet prej Qeverisë, ne jemi që ta lehtësojmë zbatimin e rregullores së BQK-së. Por jo t’i mbivendosim, rregullorja dhe zbatimi i saj është i panegocishmëm, rrejt çka mund të bëjmë si qeveri është të shohim ku mundemi e çka mundemi ne këtë faze tranzitore të ndihmojmë që të implementohet pa e shkaktuar ndonjë telash, të cilën njëherë me pompozitetet e thanë edhe e mbarsën propaganda e Serbisë, që do të ketë katastrofa humanitare e kështu më radhë. Pra e pamë që as s’ka katastrofë humanitar, as s’ka asgjë, as nuk tensione”, ka thënë Dugolli në “FIVE” të Dukagjinit.
Kujtojmë se si çështje emergjente humanitare e ka cilësuar emisari amerikan, Gabriel Escobar, efektin që ka prodhuar kjo rregullore e BQK-së.
“Dinari, vendimi i Bankës Qendrore ka shkaktuar shumë vështirësi për disa qytetarë të këtij shteti dhe ne jemi shumë të shqetësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë çështje. Por, mendoj se është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Dhe shpresoj që Qeveria është e përgatitur që të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën”, ka thënë Escobar, para rreth një jave, derisa po qëndronte në Prishtinë.