13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dugolli për masakrën e Dubravës: Prokuroria mund të gjejë elemente për vepër gjenocidale

- Advertisement -

I mbijetuari i maskarës në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli tha se për nga përmasat kjo masakër është krimi më i madh shtetëror nga Serbia.

Dugolli në emisionin “Këndi i Debatit”, madje tha se në masakrën e Dubravës, Prokuroria mund të gjejë elemente gjenocidale dhe të pakontestueshme.

Sepse sipas tij, të burgosurit aty janë ekzekutuar vetëm për faktin se kanë qenë shqiptar.

“Po besoj që kjo temë është e ndërlidhur me trajtimin dhe tentimin për zbardhjen e kësaj masakre dhe vënien para drejtësisë planifikuesit, ekzekutuesit dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në atë krim, i cili për nga përmasat është krimi më i madh shtetëror dhe i argumentueshëm. Por në masakrën e Dubravës ka elemente që Prokuroria mund të gjejë elemente të pakontestueshme edhe për vepër gjenocidale. Për çka them gjenocidale, për shkak se nëse i referohemi definicionit çka parasheh gjenocidi është zhdukje e një etnie apo i një grupi që nuk i përkasin grupit tjetër dhe kjo ka ndodhë në Burgun e Dubravës, pikërisht për shkak se të gjithë ne që kemi qenë brenda perimetrit të burgut kemi qenë të burgosur shqiptar, kemi qenë të burgosur politik me dënime ka pasë me aktakuza, ka pasë të kidnapuar, fare pa dokumentacion fillestar hetimor, veç ndalim, ka pasë të burgosur ordinerë, veç që kemi qenë shqiptar. Të vetmin faj që jemi ekzekutu ka qenë se kemi qenë shqiptar dmth vepër e pastër…”, tha Dugolli./teve1.info./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit