6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Dugolli për kërcënimet e Vuçiq: S’duhet të flihet qetë duke i ditur synimet e Serbisë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli duke folur për raportet Kosovë-Serbi dhe kërcënimet e fundit të presidentit, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ky do të duhej të ishte një alarm për ndërkombëtarët.

Sipas Dugollit ani pse të pritshme, kërcënimet publike të Vuçiqit këtë herë u thanë me tone të qarta.

“Deklaratat e Vuçiqit nuk përbëjnë diçka të re sepse dihet prejardhja e Vuçiqit. Ai ka qenë ministër i Millosheviqit , është pasardhës i tij. Është e njëjta logjikë e Millosheviqit, pra kur bëhet fjalë për shqiptarë nuk ka ndryshuar ka ndonjë dallim. Do të duhej të ishte alarm për miqtë tanë, ndërkombëtarët sepse ky e tha publikisht një kërcënim dhe me tone të qarta. Për një gjë jemi të sigurt se Serbia nuk është rehat me Republikën e Kosovës, derisa ajo e mohon ekzistim e Kosovës, derisa e mohon që në Kosovë ka bërë krime. Derisa mundohet të minojë pavarësinë e Kosovës, këto deklarata janë të pritshme”, u shpreh ai në emisioni “Ditari” në TËVË 1.

Për Dugollin, duke i ditur synimet dhe pretendimet e Serbisë, në Kosovë nuk duhet të flihet qetë.

Ai ka thënë se vendi ynë duhet të forcojë bashkëpunimin me miqtë ndërkombëtarë në aspektin e sigurisë, duke qenë se Serbia e pret momentin e volitshëm për t’u rikthyer në Kosovë.

“Duke i ditur pretendimet dhe synimet e tyre ne nuk duhet të akomodohemi e të flemë qetë në kuptimin që këto janë deklarata boshe. Ne duhet të punojmë t’i forcojmë institucionet tona, lidhjet tona me miqtë ndërkombëtarë dhe të kemi bashkëpunim të mirë sa i takon sigurisë. Serbia po se po është e interesuar që të destabilizojë Ballkanin dhe në momentin e volitshëm të shfrytëzojë mundësinë për tu rikthyer në Kosovë”, shtoi ai.

Por, ndryshe nga Dugolli deklaroi ditë më parë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Për të në Kosovë nuk duhet të mbesim pa gjumë për shkak të këtij kërcënimi, pasi sipas tij, aleanca më e fuqishme në histori është prezent këtu.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit