10.5 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Dugolli: Nuk duam zgjedhje të jashtëzakonshme, synojmë Qeverinë Kurti 3

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillohet seanca për themelimin e Qeverisë së Kosovës.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Dugolli theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se nuk ka qëllim të bllokojë procesin për formimin e institucioneve.

Ai shtoi se partia është e përgatitur që në këtë afat të krijohet Qeveria Kurti 3, duke theksuar rëndësinë e Kosovës për të ecur përpara.

“Javën e ardhshme do të ketë seancë dhe ne do të provojmë që ta formojmë Qeverinë e Kosovës, natyrisht nuk jam në grupin e ngushtë ku diskutohen se a janë numrat e nevojshëm për themelimin. Kosovës i duhet një qeveri qoftë afatshkurtër sepse ne jemi të vetëdijshëm se në mars të vitit të ardhshëm hymë në një afat tjetër për zgjedhjen e presidentit, ne nuk i dëshirojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme, ama nuk jemi për ta bllokuar situatën për shkak se jemi për të ecur përpara ose Qeveri Kurti 3 ose Qeveri Kurti në detyrë deri në zgjedhjet tjera”, ka deklaruar Dugolli.

Të ngjashme

Të fundit