Profesori universitar Bujar Dugolli ka shprehur qëndrimin se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen, duke e cilësuar absurde akuzën se Kosova është fajtore për tensionimin e situatës.
Dugolli ka thënë se Bashkimi Evropian është në dijeni për shkaktarët e tensionimit të situatës duke përmendur në këtë kontekst edhe përpjekjet për kryengritje të armatosur, të strukturave kriminale.
“Ky është kushtëzim për këto masa të thuhet shtensionim, Kosova është kontribuesi kryesor për shtensionimin e situatës andej, të gjithë e dinë edhe BE-ja e di se kush ishin shkaktarët e tensionimit e deri te përpjekjet për kryengritje të armatosur, të strukturave kriminale, terroriste e paramilitare në atë pjesë, tani kur është vënë rendi e qetësia në atë pjesë të Kosovës, dhe të akuzohet Prishtina në atë drejtim mendoj se është absurde”. – tha ai në Info Magazinë të Klan Kosovës.