Partia në pushtet, Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare, kurdo që ato do të organizohen.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli në InfoNata, teka ka parashikuar një rezultat shumë më të madh sesa 50%, që kjo forcë politike i kishte marrë në zgjedhjet e fundit, më 14 shkurt.
“VV-ja nuk frikësohet. Përkundrazi, zgjedhjet e parakohshme do të na nxirrnin edhe më shumë sesa 50%. Ky rezultat 50% ka qenë në vitin 2021, por tani mund të ecim edhe më shumë, gjithmonë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve, pritshmëritë e tyre, zbatimin e premtimeve…”, tha tutje Dugolli.
Për thirrjet e eksponentëve të opozitës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Dugolli u shpreh se tanimë këta zëra janë shuar, dhe tërhequr duke e lënë VV-në komode duke qeverisur me vendin.
Ai për këtë kritikoi opozitën, duke thënë se marrëveshjet ndërkombëtare ishin kusht i tyre për ta caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.
“Opozita ka kërkuar qysh në vitin e parë të qeverisjes, zgjedhje të reja. Madje, kemi një parti politike që u barrikadua pranë kërkesës se nuk voton asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u caktua data e zgjedhjeve të parakohshme. Tani, çuditërisht s’po shohim një zë, disi sikur janë tërhequr. VV-ja është komode.”, u shpreh Dugolli në Tëvë1.