14.2 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Dugolli i reagon Fatos Klosit: Si duket nga mosha e shtyer, paska harruar historinë

- Advertisement -

Profesori Bujar Dugolli i ka reaguar ish-shefit të Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar, Fatos Klosi, rreth një deklaratë që ka dhënë për UÇK-në në TV Report të Shqipërisë.

Dugolli ka ironizuar me Klosin duke thënë se “si duket nga mosha e shtyer, paska harruar historinë, ose truri i tij ka filluar të bëjë krime kundër kujtesës”.

Në reagimin e ashpër, Dugolli e ka theksuar se UÇK ishte ogranizatë ushtarke dhe politike që lufti për liri dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi i gjatë serb e jugosllav.

“Dite më parë pashë një video që po qarkullonte në mediet sociale, ku ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar, Fatos Klosi, deklaronte në TV Report se ‘UÇK-ja nuk kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, por rikthimin e të drejtave autonome’. Është e pabesueshme… Klosi, si duket nga mosha e shtyer, paska harruar historinë, ose truri i tij ka filluar të bëjë krime kundër kujtesës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte organizatë ushtarake dhe politike që luftoi për liri dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi i gjatë serb e jugosllav. Çdo përpjekje për ta mohuar këtë është ofendim ndaj dëshmorëve dhe luftëtarëve të saj”, ka shkruar Dugolli.

Të ngjashme

Të fundit