16.6 C
New York
Monday, September 30, 2024

Buy now

Dugolli i bindur: Do të fitojmë më shumë se 50%

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli është shprehur i bindur se në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen gjatë këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm partia e tij do të fitojë mbi 50 për qind.

Dugolli në emisionin “Politiko” në Kanal10, është pyetur nga drejtuesi i emisionit Kushtrim Sadiku se me cilën parti do të preferonte që VV të lidh koalicion, por ai, ka përjashtuar çdo koalicion të mundshëm me partitë opozitare.

“Ne do t’i fitojmë mbi 50 për qind dhe koalicion do të kemi vetëm me qytetarët “, është shprehur Dugolli.

Ai tutje ka insistuar se nuk do të bëjnë koalicion me asnjë nga partitë opozitare.

“Nuk preferojë asnjë koalicion se në të kundërtën ne nuk do të mundemi me i realizua synimet tona”, ka thënë Dugolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit