Real Madridi dhe Juventusi do të përballen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve në ‘Santiago Bernabeu’.
Dy ekipet vijnë në këtë ndeshje me dallime të mëdha. Real Madridi është lider në La Liga, teksa Juventusi nuk ka shijuar fitoren në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
‘Zonja e Vjetër’ ka dy barazime (Borussia Dortmund dhe Villarreal) në Ligën e Kampionëve dhe kërkon me patjetër fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Real Madridi në anën tjetër synon ta vazhdojë formën pozitive në Evropë pas fitoreve ndaj Olympique Marseille dhe Kairat Almaty.
Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, me yllin kosovar Edon Zhegrova që e nis nga banka rezervë.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Valverde, Militao, Asencio, Carreras, Bellingha, Tchouameni, Guler, Vinicius, Mbappe, Brahim.
Juventus: Di Gregorio, Gatti, Kelly, Rugani, Kalulu, Koopmeiners, Thuram, McKennie, Cambiasso, Yildiz, Vlahovic.