13.7 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

Duda Balje zbuloi se i ofruan të bëhet profesoreshë në këmbim të votës, Muja: Skenar i PDK-së

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka dalur me teori konspirative.

Ai ka thënë se është përpjekje e organizuar nga PDK-ja, deklarata e Duda Baljes se ia ofruan postin e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës.

Muja në Tëvë1 ka akuzuar PDK-në për këto, duke thënë se këtë e bënë për të siç ka thënë legjitimuar veprimet e saj në të ardhmen.

“LVV nuk bën kësi propozime. Këto drama që krijohen ose përpjekje për ta projektu PDK-në në VV nuk ndoshta ashtu. Ka pas dy përpjeke, e para që të tentohet disi krijohet një lidhje e Vetëvendosjes me Listën Serbe që nuk ekziston dhe e dyta që t’i mëveshët Vetëvendosjes ky tugjallaku politik i të kaluarës, nuk ndodhin asnjëra logjik. Këto unë mendoj se si përpjekjeje janë të organizuara nga PDK-ja, sepse ajo dëshiron me relativizu autoritetin tonë moral në mënyrë që më pas ta moralizojë çdo veprim jo moral të tyre”, ka thënë Muja

Të ngjashme

Të fundit