![Duda Balje më shumë ankesa ndaj Qeverisë Kurti: S’po trajtohem njëjtë brenda koalicionit Duda Balje më shumë ankesa ndaj Qeverisë Kurti: S’po trajtohem njëjtë brenda koalicionit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/Duda-Balje-1.jpg)
Duda Balje, deputete nga komuniteti boshnjak, edhe një herë ka treguar publikisht për pakënqësitë e saj me koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e udhëheq kryeministri Albin Kurti.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, zonja Balje ka deklaruar se nuk po trajtohet njëjtë brenda koalicionit të pushtetit.
“Unë konsideroj dhe mundeni me verifiku që nuk e kam tretmanin e njëjtë si ata tjerët brenda koalicionit d.m.th. prej komunitetit boshnjak, unë jam t’u fol veç për komunitetin boshnjak. Arsyeja është mosrespektimi.” – deklaroi Balje.
Ajo ka deklaruar se është pjesë e koalicionit qeverisës, por Balje u ankua për mostrajtim të barabartë.