7.9 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Duda Balje ka kërkesë për komunë boshnjake, a po përpiqet Kurti t’ia marrë votën duke ia ofruar një ministri?

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga zyra e kryeministrit të hënën ka bërë përpjekjet e fundit për t’i siguruar votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë së re që synon ta udhëheqë edhe më tej ai.

Duda Balje, deputetja e zgjedhur boshnjake, sot pasdite është parë duke hyrë në ndërtesën e qeverisë për t’u takuar me të.

Por, deri më tani për këtë takim nuk ka pasur ndonjë njoftim.

Ditëve të fundit Kurti në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse i ka numrat për formimin e qeverisë.

Në anën tjetër Duda Balje e cila po kërkon një komunë boshnjake, postimin e fundit e saj në facebook e ka pikërisht rreth kësaj kërkese. Sipas saj, kërkesa nuk do të realizohej menjëherë por që do të zgjaste disa vite.

“Për ju që nuk kuptoni asgjë fare, marrja e komunës është një proces që mund të zgjasë disa vite, që do të thotë se asgjë nuk do të ndodhë menjëherë, edhe tani, përveç fillimit të procedurës, kështu që…nuk ka nevojë për kaq frikë dhe urrejtje”.

Por, të hënën, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti po u premton ministri deputetëve që i akuzoi si bashkëpunëtorë të Serbisë.

“Nuk mund në njërën anë t’i akuzosh e në anën tjetër t’u ofrosh ministri. Njëra prej këtyre nuk shkon”, ka thënë Abdixhiku, pa përmendur emra se kujt i janë ofruar ministri.

Kurti ka takuar të gjithë deputetet e pakicave. Njëri nga bashkëpunëtorët e tij Elbert Krasniqi ka thënë se 7 prej tyre janë të gatshëm të votojnë, por deri më tani 3 prej tyre kanë thënë publikisht se ende s’kanë votë për Kurtin. Përveç Duda Balje, këtë qëndrim e kanë shfaqur Veton Berisha dhe Adem Hoxha. Koalicionin me VV’në e ka mohuar edhe kreu i NISMA’s Fatmir Limaj.

Të ngjashme

Të fundit