21.4 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Duda Balje i ka katër banesa, e të hyra vjetore mbi 30 mijë euro

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Koosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka raportuar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndër pronat e para të paluajtshme që janë të regjistruara në emër të saj është një banesë me 81 metra katrorë, Balje tha se atë e ka të blerë dhe e ka blerë në vitin 2022 dhe e kap vlerën e 110 mijë eurove.

E një banesë tjetër e ka të trashëguar me 50 metra katrorë, në sqarimin e saj thotë se e ka dhuratë nga prindërit për dasmën, dhe vlera e kësaj dhurate është 80 mijë euro.

Dhuratat e prindërve të Dudës nuk u ndalën vetëm me një banesë për martesë, por vazhduan edhe në vitin 2023, ku asaj iu dhanë edhe dy banesa të tjera njëra me 53 metra katrorë dhe tjetra me 60 metra katrorë, njëra kushtoi 52 mijë euro dhe tjetra 62 mijë euro.

Për pasuri të paluajshtme nuk qëndron keq as burri i Dudës, ai ka në emër të vetin një shtëpi më 500 metra katrorë, dhe e ka të trashëguar nga babai i tij në vitin 1995 dhe e kap vlerën e 200 mijë eurove.

Burri i saj del të ketë edhe një lokal me 58 metra katror të trashëguar, po ashtu nga familja dhe del të jenë bashkëpronarë me të Saban Balje, Resim Balje dhe Daut Balje. E vlera e lokalit është 150 mijë dhe e kanë nga viti 1968.

E lokali i dytë në emër të bashkëshortit është me 60 metra katrorë dhe është në vlerë të 80 mijë eurove, dhe është i blerë nga Saban Balje dhe Resim Balje.

Burri i Duda Baljes ka një kat të shtëpisë familjare, e që thuhet e ka të blerë nga vëllëzërit dhe kap vlerën e 5 mijë eurove.

Duda vozit veturë audi Q3 për të cilën tha se e ka të blerë dhe është në vlerë të 22 mijë eurove.

E kursime Duda del t’i ketë 567 euro e 72 cent. Balje del t’i ketë dy kredi që thuhet se i ka për blerje të apartamentit që njëra është në vlerë të 8 mijë e 800 eurove e tjetra në vlerë të 2 mijë e 500 eurove.

Si të hyra vjetore, Balje ka vetëm nga paga si deputete e Kuvendit, në vlerë të 30 mijë e 558 euro e 58 cent.

E burri i saj del të ketë të ardhura nga Maqedonia e Veriut, për një vit ai i raportoi se i mori 22 mijë e 200 euro.

Të ngjashme

Të fundit