10.4 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Duda Balje e konfirmon: Po, ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

“Po është e vërtetë.

Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku.

Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, tha ajo.

(Nëse ju e votoni Albulena Haxhiun apo…?) – e pyetën gazetarët.

“Po, nuk ka qenë direktë por…

Është një shoqe, një mjeke e Kosovës. Disa herë jemi taku rastësisht.

Përgjigja ime ka qenë jo, kam refuzu sepse unë nuk i njoh këta persona dhe vërtet ka qenë e papranueshme.

Ka pasë dy tri thirrje”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit