Tifozët e Ekuadorit ishin të parët që protestuan për kufizimet e pijeve alkoolike në Katar në ndeshjen me vendin nikoqir në Kupën e Botës.
Thuajse gjithë tifozët e Ekuadorit në tribunën ku ishin të vendosur kërkun një pije që përmban alkool, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.
“queremos cerveza, queremos cerveza”, ishin fjalët e tifozëve të Ekuadorit, citojnë mediat e huaja, që në gjuhën shqipe i bie “duam birrë, duam birrë”.
Kujtojmë se vetëm dy ditë para fillimit të turneut, Katari vendosi të mos servirte alkool në vetë stadiumet.