Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shkëlqeu me një veshje jashtëzakonisht të shtrenjtë, ndërsa doli për darkë në restorantin luksoz japonez Dojo në Paris të dielën.
Këngëtarja 29-vjeçare dukej sensacionale me veshje të shtrenjta nga marka luksoze Chloe, që kushtonin plot 10,000 paund.
Dua ishte shumë elegante me fustanin midi prej mëndafshi rozë të çelët me vlerë 2 mijë paund, i cili kishte detaje dantelle, dhe e kombinoi atë me një pallto të gjatë lëkure që kushton 6 mijë paund.
Veshje e kombinoi me një çantë të vogël me bracket të bërë nga lëkurë viçi kamoshi, lëkurë gjarpri dhe kushton edhe 2 mijë paund.
Dua u shfaq me humor të shkëlqyer si dhe tregoi me unazën e saj të fejesës prej 25 mijë paundësh, pas propozimit romantik të Krishtlindjeve nga Callum Turner.