3.7 C
New York
Sunday, February 15, 2026

Buy now

“Dua të luaj sërish për Kosovën”, Vesel Demaku me qëllim të qartë para ndeshjeve të marsit

- Advertisement -

Mesfushori Vesel Demaku thotë se dëshiron të vazhdojë me paraqitje pozitive, në mënyrë që të merr ftesë nga Franco Foda për dy ndeshjet e muajit mars.

Demaku mungoi në tërë kualifikueset e Kupës së Botës shkaku i lëndimit, kurse ka shkëlqyer kur u rikthye nga lëndimi, sidomos në sistemin e trajnerit të ri të Altachut, Ognjen Zaric.

Ai për mediat austriake ka konfirmuar se prioriteti kryesor është të vazhdojë me formën e njëjtë, me shpresën që të merr ftesë nga Foda për ndeshjet e muajit mars.

“Shumë stërvitje”, u përgjigj Demaku kur u pyet se si e riktheu formën.

“Dua të vazhdoj në këtë mënyrë me Altach për të bërë më mirë se këto vitet e fundit. Personalisht, dua të rikthehem te Kombëtarja e Kosovës me këto paraqitje pozitive, pasi mungova në vjeshtë shkaku i lëndimit”.

Ndërkohë, edhe trajneri Zaric kishte shumë lëvdata për mesfushorin dardan.

“Është tepër i përgatitur, djalë shumë i shkëlqyer si person, për më shumë skuadra është tepër e rëndësishme për të”.

Mbetet të shihet nëse Demaku do të merr ftesë nga Foda për ndeshjet e marsit, pasi konkurrenca te skuadra dardane është rritur tepër shumë këta muajt e fundit në atë pozitë, me emra si Leon Avdullahu e Veldin Hoxha pranë Elvis Rexhbeçaj./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit