Modelja e kolme, Demi Rose, është një nga personazhet e famshme më të komentuara në rrjet. 29-vjeçarja njihet për postimet e saj seksi dhe shumë provokuese.
Një ditë më parë, modelja angleze ka ndarë me 19.5 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” disa poza ku nuk i ka lënë vend imagjinatës.
Teksa ndodhet me pushime në Ibiza, Rose ka vendosur që të realizojë një set fotografik ashtu siç vetëm ajo di. Demi shfaqet nudo, ndërkohë gjoksin e saj bombastik e ka mbuluar me flokët e gjatë.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar modelja e famshme bashkëngjitur fotografive që janë pëlqyer menjëherë nga fansat e saj të shumtë.
Edhe komplimentet kanë qenë të shumta për Demi Rose, ku dikush ka shprehur dëshirën që të jetë fotografi i saj.
“Dua të bëhem fotografi jot. Vajzë e nxehtë. Oh sa e bukur. Shumë seksi”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve.
Ndërkohë modelja nuk ka ngurruar që të tregojë edhe vendndodhjen e saj në Ibiza, Spanjë. Kujtojmë se bukuroshja brune u vendos aty gjatë pandemisë Covid-19.
Nga ana tjetër, pavarësisht se ajo nuk ngurron që të ekspozojë format e saj trupore, Demi ka zbuluar më herët se ende ndihet e pasigurt me trupin e saj, pasi kur ka qenë adoleshente e kanë ngacmuar vazhdimisht.
“Nuk e gjeta kurrë vendin tim në shkollë, njerëzit ishin mjaft të këqij dhe mendoj se isha ndryshe”, ka thënë Rose në një intervistë për “MailOnline” në vitin 2020.
Modelja e kolme ka shtuar se tani bllokon çdo koment negativ, pasi nuk mund të shohë asgjë që nuk dëshiron të shohë.
“Nuk dua që kjo të ndikojë në mendimet e mia për veten time”, ka thënë 29-vjeçarja.
Rose ka vijuar duke thënë se ende nuk ndihet 100 për qind e sigurt me trupin e saj, por kujdeset që të jetë e shëndetshme.