17.1 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

“Dua që një ditë të zgjohem burrë”- duhet t’i lexoni mendimet me të cilat Dea Mishel u kthye nga pushimet!

- Advertisement -

Dea Mishel Hoxha, jo vetëm gjatë rrugëtimit të saj në “BBVIP”, por edhe më parë në daljet publike, deklaratat në rrjetet sociale apo intervistat që ka realizuar, nuk ka hezituar asnjëherë të “ngrejë zërin” për vajzat dhe gratë dhe ta mbrojë mendimin e saj në lidhje me paragjykimet që atyre i bëhet, sidomos nga meshkujt, duke shkuar edhe në debate të forta.

Një “avokate” e përhershme e arritjeve të vajzave, që duke marrë parasysh edhe mentalitetin dhe si bëhen gjërat në Shqipëri, meritojnë më shumë se duartokitje, Dea thotë në postimin e fundit në Instagram që truri i saj vendosi sot të “kthehet nga pushimet” dhe me këtë rast të shkruajë atë që sheh e ndjen që ndodh rreth vetes, sigurisht në raporin burrë-grua në shoqërinë tonë.

Dea shprehet e habitur se si që nga vitet 1400 e deri më sot, vajzat që kanë arritje në jetë vazhdojnë i cilësojnë “shtriga”, a thua se gjithmonë kanë nevojë për ndihmën e dickaje të mbinatyrshme për të shkëlqyer, ndërkohë bën edhe një krahasim mbi trajtimin e ndryshëm që një grua dhe një burrë merr para gabimeve që bëjnë, që sigurisht sipas saj është gjithmonë në favorin e tyre.

Më tej, ajo e kthen rrëfimin në më tepër personal, duke treguar se si gjatë 10 viteve të fundit, pavarësisht se ka punuar shumë, suksesi i saj është lidhur gjithmonë me figurën e një mashkulli, qoftë edhe të atit, ndërsa gabimet që ka bërë gjithmonë kanë qenë më të “fryra” se arritjet. Nga ana tjetër, ajo rrëfen se edhe ka derdhur lot nga mënyra se si meshkujt nuk i kanë dhënë punën që ka merituar me të drejtë, dicka që ata e bëjnë natyrshëm kur vjen fjala për të dhënë apo për të marrë një punë, ndërsa thotë se ndihmë ka gjetur më shpesh nga gratë.

Në fund, Dea shpreh një dëshirë të pazakontë, duke dashur që një ditë të “zgjohet burrë” sepse ndjen që do e bënte rolin e tyre më mirë se vetë ata, ndërsa bën një përshkrim të emocioneve dhe ndjenjave të veta në këtë rrugëtim të vështirë që ka bërë dhe po bën, duke mos arritur as cerekun e atyre që ka dëshiruar, rrugëtim ky që e ndan me të gjitha vajzat e tjera, me histori të ndryshme apo të njejtë nga ajo e që në fund, pavarësisht të gjithave mbeten “shtriga”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit