9.2 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Dua pozon “topless” për Vogue

- Advertisement -

Artistja me famë ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka pozuar topless për Vogue France, ndërsa ka zhvilluar edhe një intervistë për Arthur Dreyfus.

Dua Lipa, siç nuk e keni parë kurrë më parë, është muza e numrit të shtatorit 2023 të Vogue France, ndërsa fotot e realizuara nga Mert Alas.

Shkrimi i Vogue France për Dua Lipën:

Zëri i fuqishëm, tepër sensual. Pulsi elektrik. Mbretëresha e figurës. Bota nuk mund të bënte më pa Dua Lipën. Dhe as moda. Dorë për dore me Donatellën për koleksionin Versace, me xhaketat vinyl dhe minifundet e Nicolas Di Felice, personit të talentuar që mori përsipër shtëpinë e Courrèges, duke përvetësuar popin e gjallë të GCDS nga italiania Giuliano Calza, e paharrueshme me një fustan transparent Jacquemus në dasmën e stilistit, këngëtarja dhe tashmë aktore shkëlqen në të gjitha frontet.

Por, nga Londra në Paris ka vetëm një hap, ose një tren: komentohet se Dua, e cila nuk e ka më mister lidhjen me regjisorin Romain Gavras, do të kalonte shumë kohë në Francë… Në agim të këtij kapitulli të ri, në përgatitje për albumin e saj të tretë, ndërsa distilonte shijet, këshillat dhe podkastet e saj, dukej se kishte ardhur koha për të rieksploruar aventurën një prej ikonave më magjike pop të kohës sonë.

Flokë të shkëlqyer e me çehre të pastër, vathë me rrathë të artë dhe me bluzën e të dashurit: në divanin e saj, Dua është gati. Gjithmonë gati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit