Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shijon pushimet me të fejuarin e saj Callum Turner në Amalfi të Italisë.
Ylli i pop-it u fotografua në plazh e dashuruar “kokë e këmbë” më Callum.
Çifti i zjarrtë njoftoi fejesën e tyre në fillim të këtij muaji… duke i dhënë lajmin emocionues “British Vogue” kur Dua zbuloi se unaza e saj e fejesës ishte bërë me porosi pasi Callum u konsultua me shoqet e saj më të mira dhe motrën e saj.
Ndryshe, krijuesja e hitit “One Kiss” ka deklaruar se me Callum po e shijojnë fejesën dhe për momentin nuk kanë ndonjë plan për martësë.