Gjatë një interviste të dhënë në episodin e së martës në “Late Night” me Seth Meyers, këngëtarja e “Dance the Night” zbuloi se ajo përfundoi duke fjetur në dyshemenë e një banjo bari pas një dite duke pirë me drejtuesin e talk show-t muajin e kaluar.
Duke kujtuar përvojën e tyre në xhirime, Meyers shpjegoi se ekipi i tij i produksionit u ofron të famshëmve që të pijnë alkool dhe më pas ujë gjatë xhirimeve. Megjithatë, Lipa preferoi që të vijonte të pinte alkool.
“Nuk është diçka për të cilën më pëlqen të mburrem, por mendoj se jam një pijanece e mirë”, tha 28-vjeçarja fituese e Grammy. “Unë thjesht nuk isha e përgatitur për atë që më priste.”
Lipa tha se dyshja pinë disa gota “xhin, vodka, rum, tekila” brenda rreth 45 minutave nga xhirimet, pas së cilës ajo kishte nevojë për një pushim: “Unë pija cigare në atë kohë sepse tani e kam lënë por mendova me vete: ‘Thjesht do të pi një cigare. Kjo do të më qetësojë’”.
Pas kthimit nga konsumimi i cigares, ajo filloi të humbiste ekuilibrin. “Thashë me vete: “Sapo të shkoj në banjë, jam e sigurt që do të jem plotësisht mirë”, tha Lipa. “Dhe unë ia fus gjumit pikërisht atje“, shton ajo.
Meyers, 50 vjeç, tha se banja e lokalit nuk dukej si një vend i mrekullueshëm për të fjetur, por Lipa nuk i interesonte në atë moment: “Nuk ishte një dhomë gjumi luksoze, por për disa arsye gjithçka ndihej rehat. Isha shumë komode”.