Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të bukur në rrjetet sociale. Artistja ka prezantuar të dashurin e motrës së saj më të vogël, Rina.
Në një postim të fundit në “Instagram”, këngëtarja e njohur ka ndarë një fotografi ku shfaqen Rina dhe partneri i saj, Jaime Prunas, duke pozuar në një ambient plot drita.
Me një përshkrim të thjeshtë dhe të çuditshëm, “usually drink, usually dance, usually bubble,” Dua i ka lënë fansat të interpretojnë lirshëm postimin, ndërsa shumë prej tyre e kanë vlerësuar këtë moment të sinqertë familjar.
Rina, e cila shpesh e ruan jetën personale larg vëmendjes publike, duket e lumtur në krahët e Jaime, dhe ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e shumtë të Duas.
Komentet në postim janë mbushur me urime dhe komplimente për çiftin e ri.