10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

- Advertisement -

Këngëtarja, e cila u përzgjodh ndër 100 njerëzit më ndikues në glob në revistën “Time”, u shfaq me këmbët e tonifikuara në një fund të gjatë ngjyrë hiri me të çarë deri në kofshë, shkruan DailyMail.

28-vjeçarja mbante çizme të larta deri në gjunjë dhe çorape të zeza transparente për këtë pamje. Lipa kishte veshur një bluzë gri të koordinuar dhe u mbulua me një xhaketë xhins të madhe.

Këngëtarja e hitit “Dance The Night” i kishte stiluar flokët e gjatë në një ton burgundi dhe kishte një makijazh natyral të aplikuar në fytyrë me faqe të freskëta dhe buzëqeshje rozë të butë.

Fituesja e çmimeve “Grammy” mbante syze të zeza me kornizë në formë katrore me lente blu.

Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë vathë argjendi dhe një çantë të shkëlqyer argjendi gjatë vizitës së saj në iHeart Radio në New York City.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë duke promovuar albumin e saj të ri, “Radical Optimism”, i cili do të publikohet më 3 maj.

Artistja tha që titulli i ngeci në mendje pasi u njoh me konceptin nga një mik. “Më goditi, ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia që mund të përballosh çdo stuhi”, tha ajo në një deklaratë për shtyp rreth diskut të ardhshëm.

Kënga e parë, “Houdini”, u publikua më herët këtë vit. “Training Season”, debutoi në mbrëmjen e çmimeve “Grammy Awards” në shkurt.

Artistja, e cila u nda me regjisorin francez Romain Gavras, 42 vjeç, në fund të vitit 2023, këndon për atë që ajo kërkon te një partner në hitin ritmik.

“Isha si: ‘Në rregull, unë do shkruaj atë që dua’”, i tha ajo Elle. “Fuqia e manifestimit dhe shkrimi i gjërave në ekzistencë me fuqinë e fjalëve. Kur e di vlerën tënde, e di çfarë dëshiron dhe çfarë nuk dëshiron”, shpjegoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit