![Dua Lipa surprizon fansat, këngëtarja do të shfaqet në ekranin e madh si “Barbie” Dua Lipa surprizon fansat, këngëtarja do të shfaqet në ekranin e madh si “Barbie”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/barbi-1.jpg)
Këngëtarja me famë botërore, postoi në llogarinë e saj personale veshur me një version sirenë të kukullës ikonike “Barbie”.
A post shared by DUA LIPA (@dualipa)
MailOnline zbulon se këngëtarja Dua Lipa do t’i bashkohet projektit, duke publikuar një këngë hit të shkruar enkas për filmin. Përveç shkrimit të këngës për filmin e mbushur me yje, Dua Lipa do të luajë gjithashtu si një version sirenë i “Barbie”, me flokë blu dhe veshja e saj është ngjyrë blu me shkëlqim.
Ndërsa lajmi u mirëprit nga shumë fansa, disa u zemëruan që kryesuesja listës së Aqua në 1997 “Barbie Girl” nuk u përdor, ndërsa të tjerë kërkuan që Britney Spears të performonte këngën.
Krahas fotos, roli i saj u zbulua në një mbishkrim, ku shkruhej “Kjo Barbi është një sirenë” .
Kasti i mbushur me yje të Barbie përfshin gjithashtu America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Kate McKinnon, Michael Cera, Emma Mackey, Ncuti Gatwa, Emerald Fennell, Alexandra Shipp, Kingsley Ben-Adir, Hari Nef, Ariana Greenblatt, Sharon Rooney, Scott Evans, Rhea Pearlman dhe Will Ferrell.