11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dua Lipa shfaqet “shtatzënë” në reklamën e re për ‘Porsche’, fansat vërshojnë me komente

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa imazhe dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të reklamës më të fundit për “Porsche”.

Në postimin e saj në Instagram, ajo ndau momente të paharrueshme nga ky projekt, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një skenë të veçantë dhe të papritur.

Në video, Dua shfaqet duke lëvizur me një barkë të fryrë dhe duke i befasuar të gjithë me dukjen sikur të ishte shtatzënë. Kur të tjerët e pyesin për këtë, ajo me humor përgjigjet, “Shumë tacos”, duke treguar se fryrja vinte nga ushqimi dhe jo nga diçka tjetër.

Ky moment i këndshëm ka bërë që ndjekësit e saj të reagojnë me dashuri dhe të qeshura në komentet e postimit.

Dua Lipa ndau emocionet dhe përvojën e saj nga ky projekt me “Porsche”, duke shkruar në mbishkrimin e postimit: “Projekti i ëndrrave të @Porsche me ekipin e ëndrrave. Kur u bë kjo për herë të parë pyetja ime e vetme ishte ‘sa larg mund ta çojmë atë’ kështu që shkuam deri në fund! Filmi i plotë në Porsche YouTube”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Ky bashkëpunim tregon përkushtimin dhe pasionin e saj për të sjellë diçka të veçantë dhe inovative për adhuruesit dhe ndjekësit e saj.

Përveç angazhimeve të saj ndërkombëtare, Dua Lipa aktualisht ndodhet në vendin e saj të origjinës, Kosovë, për festivalin “Sunny Hill”, një event madhështor që organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Festivali ka mbledhur emra të njohur të muzikës nga e gjithë bota dhe ka sjellë një atmosferë festive dhe të gjallë në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit