Ylli botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një shfaqje mahnitëse në kampanjën më të re të Yves Saint Laurent për Libre, duke u shfaqur në kostum banje të zi, me prerje të guximshme anësore dhe xhup të zi.
Këngëtarja, 29 vjeçe, ka ekspozuar figurën e saj të jashtëzakonshme dhe ka dhënë një shfaqje të ngacmuese dhe elegante, duke shtuar edhe disa banga ari dhe argjendi për një prekje luksoze.
Dua, e cila ka qenë përfaqësuese e këtij parfumi për gjashtë vjet, ka shtuar edhe një pamje dramatike me flokët e saj të kuq, të stiluar në një pamje të lagur mbi supe, duke pozuar në skenën natyrale të shkëmbinjve pranë detit, shkruan Dailymail.
Ajo mbante me krenari në dorë Libre’s L’Eau Nue, një parfum pa alkool që mund të përdoret për lëkurën dhe flokët, duke i dhënë kështu një përvojë të re në botën e bukurisë.
Në Instagram, Dua e shoqëroi postimin me një mbishkrim: “Era e një dite vere në lëkurën tuaj”.