E kupton që veshja jote është në nivel tjetër kur një fustan i “Bottega Veneta” që është shitur plotësisht dhe një palë këpucë me vlerë 1,500 dollarë konsiderohen pjesët më të zakonshme të kombinimit. Dhe pikërisht kështu ishte rasti me dukjen e fundit të Dua Lipës.
Dua Lipa në një dalje të fundit me të dashurin e saj, Callum Turner, kishte vendosur bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra dollarë në mbrëmjen e 16 gushtit në Londër, shkruan revista Maire Claire.
Ajo kishte veshur një fustan asimetrik nga “Bottega Veneta” në ngjyrë të kuqërremtë të thellë, të kombinuar me një çantë angular dhe këpucë të zeza me rripa, gjithashtu nga kjo markë luksi.