Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa merr vëmendje me secilën paraqitje që bën.
Edhe në imazhet që ndau me 80 milionë fansat e saj në Instagram, ylli i muzikës dukej joshëse, stil me shije dhe në formë të mrekullueshme.
Dua nuk zhgënjeve me dukjen e saj, teksa shihet e veshur me një fustan elegant, dhe si në shumicën e rasteve me një makijazh të thjeshtë.

Këngëtarja “Levitating” postoi një sërë fotosh të premten (11 mars) kombinoi fustanin e tejdukshëm me detaje yjesh sipër me geta të ngjashme dhe një sytjena të zezë, duke u mbështjellë mbi një makinë pinball për një natë argëtuese.

26-vjecarja është shfaqur me pamje mahnitëse kohët e fundit edhe në debutimin e saj në aktrim “Argylle”, si një bionde me stil ‘bob’ të flokëve.

Në videoklipin e saj të sapopublikuar “Sweetest Pie” me Megan Thee Stallion, ylli i popit shihet në disa veshje duke përfshirë një me thumba të zeza nga “Maximilian” si dhe një minifustan rrjetë me korse, me panele të tejdukshme nga “Mugler”.
