-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Dua Lipa rikthen modën e fillimit të viteve 2000

- Advertisement -

Dua Lipa rikthen modën e veshjeve të fillim viteve 2000. Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare u shfaq këto ditë në plazhet e Majamit, me një model veshjesh që të kthen 2 dekada pas në kohë.

Çfarë u ka rënë në sy paparacëve janë sandalet e saj me platformë të lartë, me bikini të zeza me kopsa të kristalta në formë kërpudhash.

Ato mbuloheshin nga një fustan transparent, që përmes një prerjeje rrethore ekspozonte pjesën e barkut. Ngjyrat që dominonin në vijat e holla të fustanit ishin bluja, jeshilja, vjollca dhe e verdha.

26-vjeçarja po shijon e vetme ditët e para të ngrohta për këtë vit në plazhet e jugut të Shteteve të Bashkuara, teksa ka disa javë që është ndarë edhe nga ish-i dashuri Enuar Hadid.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit