0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Dua Lipa qon marrëdhënien në tjetër nivel, prezanton të dashurin me prindërit

- Advertisement -

Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras, teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë.

Kjo ndodhi të martën në Ibiza duke shijuar një darkë në restorantin ”Juntos House”.

Dua ishte veshur me një fustan të bardhë duke lënë flokët e saj të liruara poshtë shpatullave, krijuesja e hiteve “Levitating”, ndërsa Romain, i cili është një regjisor video muzikore, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët.
Dyshja kanë qenë në lidhje që në fillim të këtij viti dhe kanë kaluar një festë romantike së bashku ditët e fundit, shkruan DailyMail. Çifti u lidh për herë të parë në mars, kur u fotografuan të kapur për dore teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris, Saint Laurent.

Gjithashtu burimet pohuan se në atë kohë dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid, vëllai i modeleve Gigi dhe Bella, në vitin 2021.

Megjithkëtë ata takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe thuhet se kanë shumë të përbashkëta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit