Dua Lipa “mashtroi” fansat duke i bërë ata të mendojnë se ajo kishte ndërruar modelin e flokëved të saj të kuqe për vitin 2024, teksa publikoi një sërë fotografish ku shfaqej si një bionde.
Këngëtarja, 28 vjeçe, u lajmërua në Instagram të martën për të ndarë me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e filmit “Argylle”, në të cilin ajo shfaqet me flokë bionde të shkurtra.
Dua dukej magjepsëse, me paruket bionde me peroksid, ndërsa ekipi i filmit eksperimentoi duke krijuar një pamje për personazhin e saj, La Grange.
Në serinë e shkrepjeve të fotografive, Dua shfaqi rimelin grafikë ngjyrë vjollcë.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Testi i flokëve dhe grimit për Argylle – do të dalë në kinema më 2 shkurt”.