Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka arritur mbrëmë në Prishtinë dhe menjëherë ishte drejtuar në parkun e Gërmisë për të parë nga afër përgatitjet e fundit dhe skenën ku do të ngjitet nesër.
Artistja ka postuar në Instagram imazhin nga Gërmia ku ka shkruar: Ja ku jam.
![](https://i0.wp.com/www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/08/CFF2175A-2E91-4774-BD8C-E2C02B212EE5-588x1024-1.jpeg?resize=588%2C1024&ssl=1)
Ndërkohë, edhe mëngjesin e sotëm e kishte nisur me pamje nga Gërmia ku kishte thënë se “mezi po pret” për të filluar performancën.
![](https://i0.wp.com/www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_15-3.png?resize=479%2C821&ssl=1)
Kujtojmë se Dua Lipa do të performojë në natën e parë të festivalit Sunny Hill i cili do të mbahet në Parkun e Gërmisë më datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.
Lipa gjithashtu sot do të mbajë një konferencë për media, duke filluar nga ora 14:00 ne hotel Emerald.