Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë të ngrisë zërin kur bëhet fjalë për Kosovën.
Kosova sot feston 15 vjetorin e saj, dhe pikërisht në këtë ditë, Dua ka vendosur që të rikthej vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.
Këngëtarja ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.
Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.
Ndryshe, Dua Lipa dhe Rita Ora, tregojnë gjithmonë me krenari se prejardhja e tyre vjen nga Kosova.