E veshur me një pallto të gjatë në ngjyrë të bardhë, flokë të kapura në një bisht të rregullt dhe syze dielli elegante, ajo tërhoqi vëmendjen me stilin e saj unik.
Kjo paraqitje ndodh një muaj pasi fansat nisën të spekulojnë për një fejesë të mundshme të saj me aktorin 34-vjeçar, Callum Turner, shkruan Just Jared.

Dyshimet lindën pasi Dua u pa me një unazë ari në dorën e majtë në një postim që bëri në Instagram për Krishtlindje 2024.
Dua dhe Callum janë në lidhje romantike që nga janari 2024, por asnjëri prej tyre nuk i ka komentuar thashethemet për një martesë të mundshme.

Sidoqoftë, duket se Dua kishte të njëjtën unazë edhe në fotot e reja nga aeroporti, të cilat mund t’i shihni në galerinë më poshtë.

Përveç kësaj, Dua shkëlqeu gjithashtu në një xhirim për një reklamë parfumi nga Yves Saint Laurent të shtunën (18 janar), ndërsa ndodhej në Santiago, Kili.

