26.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Dua Lipa mahnit në Mynih me një fustan të zi provokues gjatë turneut “Radical Optimism”

- Advertisement -

Dua Lipa ka shpërndarë një video tërheqëse në Instagram, duke dokumentuar një “ditë në jetën e saj” gjatë qëndrimit në Mynih, në kuadër të turneut të saj botëror “Radical Optimism”.

Këngëtarja shqiptare, e veshur me një fustan të zi elegant dhe pa reçipeta, tërhoqi vëmendjen me stilin e saj unik dhe shfaqjen e guximshme të dekoltesë anash.

Në klipin që ajo publikoi, fansat panë gjithë rutinën e saj — nga kujdesi i mëngjesit për lëkurën, joga, përgatitjet për koncertin, e deri te momentet pas performancës. “Nga mëngjesi në mesnatë në Mynih!!!” shkroi ajo në përshkrim.

Dua shfaqi format e saj në një veshje të bardhë joge, ndoqi një klasë, dhe më pas veshi një fustan të hollë me xhinse të ulëta, të kombinuar me bizhuteri ari dhe buzëkuq të kuq, gati për të performuar në Sallën Olimpike më 31 maj dhe 1 qershor.

Pas koncertit, ajo ndau pamje nga shtrati, duke treguar se merr magnez çdo natë për relaks. Ndërkohë, këngëtarja po shijon edhe një fazë të bukur personale, pas fejesës së saj me aktorin Callum Turner.

Në postimet e fundit, ata shihen duke kaluar kohë së bashku në natyrë, me qenushin e tyre Golo, dhe duke ndarë momente romantike gjatë një pushimi të shkurtër mes koncerteve.

Turneu “Radical Optimism”, i cili nisi në nëntor 2024 dhe përfshin 80 data, do të zgjasë deri në dhjetor 2025, duke përfshirë ndalesa në Evropë, Australi dhe më gjerë. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit